Manjani për "WienerZeitung": Jemi të lumtur me mbështetjen e Austrisë

Në një intervistë për gazetën austriake  ‘WienerZeitung” ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shpreson për një fillim të shpejtë të bisedimeve të aderimit në BE . Ai  shprehet optimist  në miratimin brenda këtij viti të reformës në drejtësi,  ndërsa  në lidhje me  ndryshimet kushtetuese Manjani  nenvizon se në Parlament mund të sigurohet shumica e mjaftueshme për të ndryshuar Kushtetutën."Pasi të kemi bërë ndryshimet kushtetuese, ne shpresojmë që Komisioni Europian të bindet dhe të rekomandojë fillimet e bisedimeve të aderimit në BE këtë vit. Vendet anëtare do kërkojnë kohë për miratimin e rekomandimit. Ne e dimë që në Gjermani ose Holandë ka skepticizëm. Po ashtu është e mundshme edhe një shtyrje për shkak të zgjedhjeve, ose rezervave të tjera. Gjithmonë ka një “Por” dhe për këtë ne jemi të ndërgjegjshëm. E rendesishme është që kemi vende si Austria që na përkrahin gjithmonë, dhe për këtë u jemi mirënjohës"I pyetur se sa gjyqtarë janë të korruptuar, ai thotë se mund ti nxjerrë me lehtësi emra te disa prej tyre ndersa pohon se ata kane krijuar nje sistem të mbyllur që mbrojne njeri- tjeterin."Në perceptim shkalla e korrupsionit është faktikisht e lartë. Deklarimet pasurore të detyrueshme duhet të kontribuojnë në uljen e tij. Por duhet të ketë edhe pasoja të tjera. Pasi meqenëse gjyqtarët mbështesin reciprokisht njëri-tjetrin, nuk ngrihen akuza, kur dikush nuk mund të justifikojë sendet pasurore ose kurbën deklarime të gabuara. Një gjyqtar i tillë nuk duhet ta ushtrojë më këtë profesion, pasi ai e diskrediton atë. Bëhet fjalë edhe për krijimin e klimës që qytetarët ti besojnë më shumë drejtësisë"Kreu i Drejtsise shprehet i rezervuar kur pyetet se sa gjyqtare mund të lënë detyrën pas reformeës duke  përdorur si matës në këtë rast paditë e ILDKP."Nuk dua të spekuloj, por inspektoriati përgjegjës ka ngritur padi për deklarim të rremë të pasurisë për rreth 30-35 gjyqtarë. Kjo është një në dhjetë”.I vetëdijshëm se një nga problemet kryesore mbetet paga e gjyqtarëve, Manjani thotë se ka propozuar që çdo gjykatës të fitojë më shumë se presidenti. I pyetur se si do financohen këto, ai thotë: “Me pagesat e gjyqeve”.Një ditë me parë  një tjetër gazetë e njohur austriake, “DerStandard”, publikoi një shkrim për Reformën në Drejtësi në Shqipëri, duke përmendur sidomos emrin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.