Lufta kundër IS, vijon beteja për marrjen e Falluxhës
Ende nuk ka përfunduar beteja për marrjen nën kontoll të qytetit të Falluxhas në Irak, i pushtuar nga Shteti Islamik që në 2014. Ofensiva e forcave ushatarke nisi që dje, teksa beteja finale në qendër të qytetit vijon. Sipas infomacioneve zyrtare, rreth 100 miliatntë të shtetit silamik kanë humbur jetën gjatë luftimeveVijojnë luftimet në qytetin e Falluxhës mes Shtetit islamik dhe frocave ushtarake irakiane. Raportohet se militantët e ISIS kanë organizuar një sulm duke goditur ushtarët iraken.Luftëtarët e ISIS iu përgjigjën avancimit të trupave irakene , raportojnë agjencitë e lajmeve. Sipas njoftimit të ushtrisë, forcat irakiane kanë arritur të thyejnë këtë sulm, por në luftim e sipër ka pasur viktima nga të dyja palët. Komandanti i trupave ushtarake të Irakut Abdelhadad Al-Sadi deklaroi se rreth 100 luftëtarë të ISIS u përfshin në luftime dhe 75 prej tyre humbën jetën"Ata na sulmuan me artilieri të rëndë, por nuk përdorën auto-bomba apo kamikazë "- njoftoi Al-SaadiMegjithatë dy zyrtarë që ishin të pranishëm në atë zonë deklaruan se xhihadistët përdorën dhe 6 automjete të mbushur me eksplozivë. Ata po ashtu përdorën snajpera dhe tunele të nëndheshme gjaët sulmit.Organizata humanitare që veprojnë në Irak kanë raportuar për rrezikun e madh në të cilin ndodhen civilët në Falluxh, ku llogritet që 50 mijë persona gjenden të bllokuar. Raportohets e njerëzit po vriten pasi refuzojnë të luftojnë për Shtetin Islamik dhe ata që kanë mbetur gjallë po vuajnë urinë. UShtria irakene i ka bërë thirrje civilëve të largohen ose të mos dalin nga banesat e tyre, por ISIS nuk lejon askënd të braktisë qytetin./Oranews.tv/