Meta takim me Raunig: Mirënjohje për bashkëpunimin dhe kontributin e OSBE-së
Ambasadori i OSBE Florian Raunig ka përfunduar misionin e tij në vendin tone.Për ti shprehur mirënjohjen për kontributin dhe bashkëpunimin e OSBE-së si dhe për rolin e veçantë drejtues të Ambasadorit gjatë të gjithë viteve të shërbimit të tij diplomatik në Shqipëri kreu i kuvendit Ilir Meta e priti atë në një takim lamtumire. Kryeparlamentari Meta në fjalën e tij e siguroi Ambasadorin Raunig se dyert e Shqipërisë do të mbeten gjithnjë të hapura për miqtë e vjetër. NdërsaNga ana e tij ambasadori shprehu bindjen se bashkëpunimi midis OSBE dhe parlamentit shqiptar do të vazhdojë të forcohet më tej.Pas përfundimit të asamblesë së NATO-s të zhvilluan në Tiranë Kryeparlamentari Ilir Meta zhvilloi një takim me Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s z të cilin e falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme duke theksuar se mbajtja e këtij sesioni pranveror në Tiranë ishte një mesazh i mirë për rajonin dhe për vetë Aleancën, e cila përballet me sfida të mëdha pranë kufijve të saj.Nga ana e tij Vershbow shprehu vlerësimin për organizimin e shkëlqyer të Asamblesë Parlamentare të NATO-s nga Kuvendi i Shqipërisë si dhe kontributin e në të gjitha operacionet e Aleancës.Gjatë takimit dy zyrtarët ndanë bindjen për forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në shërbim të një vizioni sa më të qartë për të ardhmen trans-atlantike dhe për përqasjen ndaj rajoneve në kufijtë e Aleancës.