Euroskaner, nga 9 qershori çdo mbrëmje me Viola Spiro dhe Gerti Çarçani në Ora News

Duke filluar nga data 9 Qershor, çdo mbrëmje në orën 23:00 në Ora News do të transmetohet "Euroskaner", emision dedikuar kampionatit europian të futbollit, që do të luhet në Francë.Nën drejtimin e dyshes simpatike Viola Spiro dhe Gerti Çarçani do të përcillen emocionet e paharrueshme të ndeshjeve që Shqipëria do të ketë në këtë kampionat, por jo vetëm.Të ftuar specialë, komente, por edhe humor do të shoqërojnë të gjithë spordashësit çdo mbrëmje në Ora News në orën 23:00, nga fillimi i kampionatit deri në përfundim të tij.Mos humbisni emocionet e Francë 2016, në Euroskaner me Viola Spiro dhe Gerti Çarçani.