Haxhinasto: Edukimi, thelb për të rritur sigurinë në rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2016, 18:54
Në një moment që siguria rrugore është kthyer në një çështje mjaft të ndjeshme për shoqërinë për shkak të aksidenteve të ndodhura, Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto deklaroi se edukimi i fëmijëve për zbatimin e rregullave të qarkullimit është një hap shumë i rëndësishëm për të ulur aksidentet në të ardhmen.Duke folur në një aktivitet organizuar për sigurinë rrugore të moshave të vogla, Haxhinasto tha se në vitin 2014 është ndërmarrë një plan për sigurinë.Haxhinasto: Një nga elementët më të rëndësishëm të këtij plani është edukimi i brezave të rinj. për të rritur sigurinë e transportit të fëmijëve, veçanërisht me autobuzët e posaçëm për nxënësit. Do të jemi shumë rigoroz që të gjitha rregullat, të gjitha kërkesat e këtij trasporti, të respektohen nga shkollat dhe operatorët e ndryshëm të transportit.Drejtori i Policisë Rrugore Mitat Tola i bëri thirrje fëmijëve që mos të lejojnë prindërit në rastet kur ata nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit.
Tola: Në momentin që ata nuk e vendosin rripin e sigurimit dhe nuk ju lidhin edhe juve, nuk do ti lini prindërit të përdorin pije alkoolike. Do bërtisni fort në mënyrë që ata të mos e nisin makinë duke qenë të dehur. Këshillë tjetër nuk kam. Ju jeni brezi i rid he duhet të mësoheni me një edukatë tjetër. Jo alkool, kasakt që keni do ti vendosni në motor dhe biçikletë dhe do ta kaloni rrugën me shumë kujdes.
Në aktivitetin për sigurinë rrugore të moshave të vogla merrnin pjesë 112 fëmijë nga 22 shkolla nga e gjithë vendi.