Thaçi: Mesazhet e Klintonit dhe Ashtonit, inkurajuese për Kosovën
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi edhe njëherë ka shprehur falënderimet në emër të Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve për sekretaren Hillary Clinton dhe Baroneshën Catherine Ashton, duke thënë se mesazhi i tyre ishte i fuqishëm dhe inkurajues për të ardhmen e Kosovës."Mesazhet mbështetëse unike dhe të fuqishme dhe mbështetëse për Kosovën nga baronesha Ashton dhe sekretarja Clinton, janë mesazhe për qytetarët e Kosovës, për politikën e Kosovës, për shtetin e Kosovës, për Kosovën e re, për Kosovën evropiane, për Kosovën e nesërme, anëtare të NATO-së dhe Bashkimit Evropian dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të falënderoj sekretaren Clinton pra SHBA-të dhe Ashton, Bashkimin Evropian për mbështetjen unike dhe të fuqishme për perspektivën evropiane euroatlantike të Republikës së Kosovës", ka theksuar kryeministri Thaçi.Ndërkohë për zërat refuzues të procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, Thaçi ka thënë se po mundohet t' i kuptoj, por sipas tij mbi interesat ditore është njohja reciproke mes Serbisë e Kosovës."Dje ishte mesazhi se Kosova ka ndërtuar një konsensus të gjerë politik dhe qytetar për këtë proces duke kuptuar apo duke u përpjekur për të kuptuar drejt edhe refuzuesit e këtij procesi. Por edhe jemi të bindur se mbi politikat ditore rezultati përfundimtar është ai njohjes reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe perspektiva euro-atlantike për shtetin e Kosovës por edhe për Serbinë. Duke u munduar me i kuptuar drejt refuzuesit e këtij procesi. Por jemi të bindur se mbi politikat ditore është rezultati njohjes reciproke të Kosovës dhe Serbisë", ka theksuar kryeministri.