Turqi: Gjermania të mos e njohë “gjenocidin” ndaj armenëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2016, 14:40
Turqia sot i ka tërhequr vërejtjen Gjermanisë kundër miratimit të rezolutës për njohjen e masakrës së Perandorisë Osmane kundër armenëve si “gjenocid”.Lidhur me këtë çështje pritet të votohet këtë javë.Vrasja e 1.5 milionë armenëve nga Perandoria Osmane, në periudhën 1915 – 1917, nga historianët gjërësisht shihet si gjenocidi i parë në shekullin e 20-të.Më se 20 vende tashmë e kanë njohur këtë gjenocid.Gjermania ende nuk e ka bërë këtë, por koalicioni qeverisës aktual e ka paraqitur propozimin për ta bërë njohjen.“Gjermania duhet të jetë e kujdesshme sa u përketë marrëdhënieve me Turqinë”, ka thënë zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus./Rel/