Dëshmia tronditëse: Si u vra dhe ju pre koka Terpollarit për 20 mijë euro

Dëshmi të tjera tronditëse nga vrasja me prerje koke e shqiptarit Bledar Terpollari.Mediat greke shkruajnë se një nga autorët e arrestuar për rastin e përshkroi ngjarjen në këtë mënyrë:“Shkuam te tre tek kasollja dhe i ramë portës, ndërkohë që ai hyri brenda e në ndenjëm jashtë. Dëgjuam një të shtënë arme e më pas pamë që doli me trupin e Bledarit. Nxori një thikë dhe i preu kokën. Me pas e futi atë në një thes duke na thënë se do ta çonte në Shqipëri, t’ja tregonte atij që e kishte porositur”, citon CNN grek një nga shqiptarët e arrestuar si bashkëpunëtor në krim.Sipas të arrestuarit, viktima kishte marrë 20 mijë euro nga shitja e kokainës, para të cilat nuk ia kishte kthyer të zotëve.Krimi i rëndë ndodhi më 9 maj në rajonin malor të Thesprotia./Ora News/