Shkatërrohet organizate e trafikut të drogës, midis të arrestuarve edhe shqiptarë
Një organizatë kriminale që merrej me shitjen e lëndëve narkotike u shkatërrua nga policia greke. Plot 29 persona përfunduan në pranga, midis të cilëve edhe dy shqiptarë, 31 dhe 47 vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.Operacioni me shkallë të gjerë u zhvillua në disa qytete si në Arcadia, Messinia dhe Atika. Policia zhvilloi kontrolle nëpër shtëpi, magazina, automjete dhe në hapësira të tjera. Deri më tani, është zbuluar se organizata ka trafikuar më shumë se 25 kg kanabis dhe 5 kg kokainë, duke përfituar rreth 700 mijë euro.Policia greke informon sot se anëtarë të organizatës janë 27 persona. Më herët, janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, përkatësisht një shqiptar 34 vjeçar dhe tre shtetas grekë, pjesë e organizatës kriminale.Ata ndodhen në burg për vepra të ndryshme penale. Të tjera urdhër-arreste pritet të lëshohen nga Gjykata e Kallamatës dhe numri i tyre mund të jetë po kaq.Anëtarët e organizatës sipas hetimeve, kanë nisur aktivitetin të paktën nga muaji gusht i vitit të shkuar me synim trafikun e kanabisit dhe kokainë në Peloponez dhe në Atikë.Për të fshehur bisedat telefonike, ata përdornin karta të shumta telefoni të regjistruar në emra të rremë, kryesisht të emigrantëve të huaj, ndërsa komunikonin me kode të ndryshme. Policia greke ka sekuestruar kanabis, kokainë, 6.240- euro, pesë peshore, 3 armë, 7 thika dhe katër automjeteve.[caption id="attachment_758701" align="alignnone" width="600"]
Materialet e sekuestruara[/caption][caption id="attachment_758700" align="alignnone" width="600"]
Materialet e sekuestruara[/caption]/Ora News/