Meta: Mbajtja e takimit të NATO-s në Tiranë mesazh për rajonin

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka pritur sot në një takim zv/sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Alexander Vershbow, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Sesionit Plenar të Pranverës të Asamblesë Parlamentare të Organizatë Euroatlantike.Gjatë bisedës, Meta tha se mbajtja e këtij sesioni pranveror në Tiranë ishte një mesazh i mirë për rajonin dhe për vetë Aleancën, e cila përballet me sfida të mëdha pranë kufijve të saj.Nga ana e tij, Vershbow shprehu vlerësimin për organizimin e shkëlqyer të Asamblesë Parlamentare të NATO-s nga Kuvendi i Shqipërisë dhe theksoi se NATO e vlerëson kontributin e Shqipërisë në të gjitha operacionet e Aleancës.Në përfundim, dy personalitetet ndanë bindjen se çështjet e komplikuara gjeo-politike të këtij shekulli na detyrojnë që të forcojmë koordinimin mes anëtarëve, në shërbim të një vizioni sa më të qartë për të ardhmen trans-atlantike dhe për përqasjen ndaj rajoneve në kufijtë e Aleancës./Ora News/