Wilton: Kriminelët në burg, s’mjafton shkatërrimi i plantacioneve të kanabisit
Bandat e kultivimit të drogës duhet të jenë pas hekurave, nuk mjafton vetëm shkatërrimi i plantacioneve me kanabis.Deklarata vjen nga zëvendës.Ambasadori i OSBE, Robert Wilton, gjatë një aktiviteti sensibilizues kundër drogës dhe duhanit në Lezhë ku merrnin pjesë përfaqësues të shkollave dhe policisë nga qarqet veriore të vendit.“Dua ti falenderoj të gjithë për arritjen e këtij bashkëpunimi. Këto vese nuk duhet të jenë të pranueshme e të tolerueshme për shoqërinë shqiptare, për një shoqëri moderne të shëndetshme. Kriminelët duhet të jenë vetëm në burg, nuk mjafton vetëm shkatërrimi i plantacioneve me drogë”.Sipas Wilton, përsa kohë nuk kemi të dënuar krerët e grupeve kriminale që merren me drogë, ky është një problem për të gjithë komunitetin.I pranishëm në aktivitet, Ministri Tahiri theksoi se një punë e mirë është bërë, por ka ende rrugë të gjatë përpara.“Është e vështirë të riparosh atë që është shkatërruar në dy dekada, ne jemi të bindur se ajo që kemi bërë deri me tani nuk mjafton, por jemi ne rrugen e duhur edhe pse e dime qe ajo qe mbetet per tu bere eshte ende shume. Une kam shume shprese se keto takime do te krijojne nje fuqi njerezore per ti bere balle te gjithe kesaj situate. Djalin tim nuk do doja qe të rritej me modelin e gabuar, por me atë të duhurin”.Në takim nuk munguan dhe batutat, ku Ministri Tahiri i tha Drejtorit të Arsimit se do të ndiqej nga policia.Tahiri: E shënoi këtë takim Drejtori i Arsimit të Lezhës: la paketën e cigareve këtu në shenjë demonstrative. Drejtor, shpresoj të mos ta kesh një për ta lenë këtu e një për ta mbajtur në xhep, shpresoj ta kesh lënë tamam, dhe besoj Policia do ta ketë parasysh që nëse kapesh sërish me cigare të paktën do të të njoftojmë (qesh).Sakaq ai pranoi dhe humbjen e betejës me duhanin.Tahiri: Më bëri përshtypje njëri nga nxënësit, i cili evokoi këtu modelin e gabuar që shpesh ndjekin adoleshentët: modelin sipas të cilit “nëse pi duhan bëhesh më shpejt burrë”. E shumë kanë rënë në këtë grackë. Në grackën ku, duke iu dedikuar vesit (qoftë dhe duhanit) në moshë të re, sikur “piqesh më shpejt”, “je më trendy”, “bëhesh më shpejt burrë”. Edhe mua në fakt kështu më është dukur në atë kohë – dhe s’e kam lënë ende duhanin. Ndoshta nuk kam aq kurajo sa drejtori që ta le këtu, përpara jush, por do vijë dita ta le edhe unë duhanin.Ama një gjë e kam kuptuar me shumë siguri. Asnjë nga këto vese nuk të burrëron më shumë, as të bën burrë më shpejt – përkundrazi, të plak më shpejt! Dhe asnjë nga këto model nuk është i denjë për t’u edukuar apo (akoma më pak) për t’u ndjekur.Unë e di shumë mirë, ashtu si dhe ju, se në shkollat e komunitetet tona vendore ka modele të gabuara: modele të atyre që i dedikohen duhanit, alkoolit, apo (akoma më keq) edhe lëndëve narkotike. E këta duket sikur janë të rinjtë më “trendy”. Ata që e kanë më të lehtë të krijojnë shoqëri. Ata që duket sikur janë më “modernë “. Në fakt nuk është kështu. Fatkeqësisht nuk është kështu.