Sherr tek burgu i sigurisë së lartë, tre persona konfrontohen me policët
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit pasi janë konfrontuar me stafin e policisë në burgun e sigurisë së lartë.Blutë kanë arrestuar Altin Patok, 41 vjeç, banues në lagjen Mbrostar Ferko dhe Arbër dhe Blenard Fejzulla 31 dhe 36 vjeç, të dy banues në lagjen "1 Maji" .Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shkuar në I.E.V.P Fier, janë konfrontuar e kanë ofenduar me fjalë fyese stafin e Policisë së Burgut.Po ashtu, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë veprimet e punonjësve të policisë së burgut.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shteterore ose një shërbim publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të kryera në bashkëshpunim.