“Auto Moto Show Tirana 3", modelet e reja të markave më të njohura edhe në Shqipëri

Për tre ditë  Auto Moto Show Tirana 2016 u shndërrua  në vendtakimin mes teknologjisë së fundit të prodhimit të automjeteve dhe konsumatorëve. Markat më të njohura të prodhimit të automjeteve  janë mbledhur në Tirana Ekspo Center, ku të gjithë të apasionuarit  dhe të interesuarit patën mundësinë të bënin zgjedhjen e duhur mes gamës së gjerë të modeleve  të automjeteve, ku nuk munguan edhe çmimet promocionale.Pas sukesit  në shume vende te tjera,  modeli  ri   Kia Sportage 2016 ka mbërritur edhe në Shqipëri.Tipi  i ri i cili paraqitet me një dizajn dhe luk krejt të veçantë, ofron gjithashtu më shumë siguri dhe komoditet.Ky model është prodhuar me çelik të një fortësie të veçantë dhe materiale të interierit të brendshëm të një klasi të lartë.Ai është lancuar në panairin Auto Moto Show Tirana 3,  ku edhe këtë vit janë mbledhur në një sallon ekzibicioni  markat më të njohura të  prodhimit të automjeteve .Presidentja e kompanisë  Artinel 95, e cila është distributore zyrtare dhe ekskluzive e  kompanisë  Koreano Jugore  Kia Motors dhe asaj Japoneze Suzuki Motor  në Shqipëri,  thotë për Ora News se interesimi i vizitorëve ka qenë  i madh, kjo edhe për faktin se gjithnje e më shumë  konsumatorët po kuptojnë rëndësinë e një automjeti të ri.Siç është bëre tashmë traditë, për tre ditë radhazi "Auto Moto Show Tirana 2016" u shdërrua në vendtakimin mes teknologjisë së fundit të prodhimit të automjeteve dhe konsumatorit, ku ata më të zgjuarit patën mundesinë  për të shfrytëzuar edhe ofertat promocionale.