Toka për ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë shndërrohet në debat politik!
Ambasada e Shqipërisë nuk ka një vendqëndrim në Prishtinë dhe çështja duket se është kthyer në debat politik atje. Kryekomunari Shpend Ahmeti akuzon LDK-në se hapësirën e tokës për ambasadën shqiptare e ka ndarë për seli të vet. Teksa po merrej vendimi nga këshilli komunal, Ahmeti thotë se LDK-ja e braktisi mbledhjen.Reagimi i Shpend Ahmetit në facebook: Pas disa muajve diskutimesh me përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë u akorduam për lokacionin e ri të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në qendër të qytetit.Qe dy javë kam kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit për të proceduar para mbledhjes se përbashkët të dy qeverive.Kur e vërejtëm hezitimin e Kryesuesit e kuptova se në vitin 2007 apo 2008 Komuna gjatë udhëheqjes së LDK kishte ndarë këtë lokacion për partinë pra për LDK për ta ndërtuar selinë shumëkatëshe të partisë.Sot LDK e bojkotoi mbledhjen duke thënë se ajo tokë është e tyre. Po ashtu PDK ka bojkotuar seancën duke dalë hapur kundër Shqipërisë për interesa të LDK-së.Nuk është hera e parë që komuna gjatë viteve te qeverisjes se tyre ka ndarë prona për vetveten, por kjo sot i tejkalon kufijtë e një beteje të cektë politike që po e bëjnë individë të caktuar brenda dhe jashtë kuvendit komunal.Republika e Kosovës ka Ambasadë në qendër të Tiranes.Ky veprim i LDK/PDK në KK Prishtina është turp për shtetin tonë. Qoftë në ndërgjegjen e tyre.