"Shqipëria, më të mirët", slogani i gjimnazistëve italianë për Kombëtaren
Zyra e informacionit të Parlamentit Europian në Romë, ka hapur konkursin "Voto slloganin tënd të preferuar" në mbështetje të skuadrave të kombëtares që do të marrin pjesë në kampionatin e futbollit “Euro 2016”.Në këtë konkurs marrin pjesë disa shkolla të mesme italiane e do të votohet prej datës 24 maj-6 qershor 2016 në faqen zyrtare të tij në Facebook e Twitter.Konkursi "Voto sloganin" realizohet në kuadër të projektit europian "#YouthandSport " i cili synon thellimin e njohurive të të rinjve që studiojnë në shkollat e mesme, me vendet europiane e Bashkimin Europian.Instituti "Cevantes" në Itali konkuron me sloganin në mbëshetje të skuadrës shqiptare të futbollit. Sllogani është në dy gjuhë, shqip e italisht, ku është është shkruar "Shqipëria, më të mirët".Slogani që do të marrë më shumë "like" do të bëj që shkolla që e ka realizuar të fitoj një udhëtim në Parlamentin Europian në Strasburg.Kusht kryesor i realizimit të sloganit është përdorimi dy gjuhësh në të.
