Edhe hekurudhat nisin grevën, kaos në disa qytete të Francës
Vijon të mbetet e tensionuar situata në Francë, ku prej javësh tashmë sindikatat dhe punëtorët vijojnë të protestojnë kundër reformave të punës të ndërmarra nga qeveria pa miratimin e parlamentit apo opozitës.Sot kanë nisur grevën edhe punëtorët e shërbimit të hekurudhave, teksa rrjetet e transportit vuajnë nga mungesa e karburantit. Por përballë kësaj situate kaotike, presidenti i vendit Fransua Hollande nuk tërhiqet, duke u shprehur se cdo protestë do të shpërndahet nga forcat e rendit.Ka shumë të ngjarë që greva të prekë edhe transportin ajror, pasi pilotëtët e air Francë kërkuan rritje të pagave të enjten. Sakaq, gjashtë nga tetë rafineritë e naftës ose janë mbyllur ose punojnë me kapacitet të reduktuar për shkak të protestave të sindikatave.Punëtorët në terminalin e naftës në Le Havre, i cili furnizon dy aeroportet kryesore të Parisit, kanë votuar për të zgjatur bllokadën e tyre deri të mërkurën.Kryeministri Manuel Valls, i cili ka sugjeruar mos rishikim të reformave, ka anuluar një udhëtim të planifikuar në Kanada, ndërsa ministri i Jashtëm ka thënë se ai dëshiron që Franca të mbetet e hapur për biznes.Pavarësisht përçarjeve, 46% e francezëve mbeten përkrahës të protestave sipas një sondazhi të publikuar të dielën në gazetën Journal du Dimanche.Një situatë të ngjashme ka edhe në belgjikë, ku punëtorët e sektorit publik kanë nisur një grevë në përgjigje të shkurtimeve buxhetore. Në grevën kombëtare përshihen policë, mësues, trenistë, roje burgu e nëpunës./Ora News/