Tre të rinj në Krujë janë arrestuar për mosbindje dhe dhunim të forcave të policisë.Gjatë ditës së djeshme policia ka vënë në pranga:
- Armando Stafasani 25 vjeç, banues në Fushë-Krujë;
- Klajdi Stafasani 28 vjeç, banues në Fushë-Krujë;
- Gentian Albrahimi 21 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Policia thotë se tre të rinjtë po lëviznin në qendër Fushë-Krujë me mjetin tip Smart me xhama të zinj që drejtohej nga Klajdi Stafasani.Drejtuesi i mjetit ka qenë tej normave të lejuara të shpejtësisë dhe nuk i është bindur urdhërit të Punonjësve të Policisë që të ndalojnë.Menjëherë efektivat e Policisë i janë vënë në ndjekje, duke bërë të mundur kapjen e tyre.Shtetasi Klajdi Stafasani ka tentuar ta godasë me kaçavidë njërin nga punonjësit e Policisë.Në vijim i kanë kundërshtuar, kanosur dhe goditur me grushta efektivat G.H 35 vjeç banues në Tiranë dhe D.Ç 22 vjeç, banues në Fushë-Krujë.Në cilësinë e provave materiale iu sekuestruan:
- mjeti tip Smart me targa AA 771 LP;
- mjeti tip Golf me targa AA 800 NF;
- një kaçavidë.
Policia thotë se shtetasit e mësipërm janë persona me preçedentë penale të mësparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik ”, ” Goditjet për shkak të detyrës”dhe”Kanosjet për shkak të detyrës” .
