Ministri Bushati me 1 Qershor në Romë, takim me diasporën

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati më datën 1 qershor do të takohet me diasporën shqiptare e arbëreshe në Itali.Takimi do të zhvillohet në Romë në vilën Celimontana në kuadër të projektit “Shfrytëzimi i ndikimit pozitiv të migracionit shqiptar për zhvillimin e Shqipërisë”, financuar nga Fondi i Zhvillimit i IOM.Projekti ka si objektiv të përgjithshëm mbështetjen e përpjekjeve të qeverisë shqiptare në procesin e angazhimit të komuniteteve shqiptare jashtë vendit për të kontribuar në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe politik të vendit.Qëllimi kryesor i këtij takimi është hartimi i një dokumenti politik dhe plan veprimi në funksion të strukturimit të angazhimit të komuniteteve shqiptare jashtë vendit në zhvillimin ekonomik, shoqëror e politik të Shqipërisë.