Reinke: Tatimet, represion ndaj biznesit!Ahmetaj optimist për rritjen e pagave

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka bërë bilancin 4 mujor të punës së qeverisë për ekonominë, duke e konsideruar sukses bazuar në rritjen e të ardhurave dhe gjallërimin e konsumit, ndërsa përfaqësuesi i FMN-së ka tërhequr vëmendjen për klimën e rënduar të biznesit.Ahmetaj: Le ta shijojmë lënien mbrapa të krizës, le ta shijojmë fillimin e rritjes së konsumit, le ta shijojmë atë rritje kredie modeste ashtu siç është. Le ta shijojmë atë rritjen me 12.4% të rritjes së kredisë konsumatore. Është fantastike apo jo?!Reinke: Kur unë flas me sektorin privat nuk më duket se janë në humor, për të shijuar ndonjë gjë pozitive. Ndërsa shifrat tregojnë rritje edhe për stabilitetin makroekonomik, sektori privat nuk ka të njëjtin perceptim se si e shohin ata ekonominë. Kjo ka të bëjë kryesisht me mënyrën se si administrata tatimore vepron me biznesin. Kur unë flas me partnerë të sektorit privat më tregojnë se si administrata tatimore komunikon me ta është në rrugë represive. Ky është një problem që qeveria duhet t’i kushtojë vëmendje pasi ndikon në rritjen ekonomike, ndikon tek bizneset që janë aktualisht në Shqipëri dhe në ata investitorë që do të zgjedhin Shqipërinë në të ardhmen. Në kushtet kur qeveria ka realizuar planin e të ardhurave, a do të rriten pagat dhe pensionet?Ahmetaj: Lajmet e mira, kam mësuar së fundi nga specialistët e marketingut dhe PR, duhen dinë një e nga një që të treten kollaj.Reinke: Ka disa faktorë që duhen marrë në konsideratë. Është një strategji e borxhit, e cila nuk lë shumë hapësira fiskale për të bërë dhurata nëpërmjet uljes së taksave për sektorë të caktuar. Duhet të vazhdojë konsolidimi fiskal. Nuk ka hapësirë për dhurata.Pak ditë më parë, kryeministri Rama premtoi uljen e TVSH për energjinë, një nismë që mesa duket nuk mbështetet nga FMN, që kundërshton uljen e taksave për sektorë të caktuar.Reinke: Ne nuk jemi që të favorizohet me ulje taksash një sektor apo një tjetër. Duhet të ishte më mirë dhe më eficente një ulje e barabartë taksash për të gjithë.Mosrealizimi i investimeve publike vijon të mbetet problem, ndërsa në korrik qeveria të rishikojë buxhetin.Në kushtet kur projektet e planifikuara të financoheshin me paratë e buxhetit nuk janë realizuar në 5 mujorin e parë, duke u përkthyer në një stimul më pak për ekonominë, mbetet për t’u parët se ku do të përdoren të ardhurat: teorikisht rrugët janë dy: ulje e borxhit ose investime./Ora News/