AP e NATO-s: Duhet forcuar strategjia e mbrojtjes

Në mbyllje të punimeve 3 ditore të Asamblesë Parlamentare, ligjvënësit i kanë bërë thirrje NATO-s të rrisin mbrojten për tu përballur me Rusinë, pasi me shtetin rus dialogu nuk është strategji, tha presidenti Michael Turner.  Edhe kryeministri i Malit të Zi, Gjykanoviç tha se Rusia nuk do të mund të pengojë objektivin e vendit të tij për të qene pjesë e aleancës.Përmes një deklarate të përbashkët që përmbylli punimet tre ditore të Asamblesë Parlamentare në Tiranë,  ligjvënësit e 28 vendeve anëtare i bënë thirrje udhëheqësve të NATO-s për të rritur mbrojtjen kolektive të Aleancës për t'u përballur me një Rusi gjithnjë e më agresive.Dialogu, nuk mund të jetë strategji përballë Rusisë, deklaroi me vendosmëri Presidenti I Asamblesë Parlamentare, Michael Turner.Turner: “Megjithëse dialogu është shumë i rëndësishëm për të kërkuar zgjidhjen e konflikteve, dialogu nuk është një strategji as një përgjigje adekuate ndaj agresionit. Na duhet një strategji për tu siguruar që agresiviteti i rinovuar i Rusisë te pengohet. Duhet të rrisim pranitë tona në Lindje, të sigurohemi që të kemi të gjitha pajisjet dhe forcat nëse do duhet të reagojmë”. Ligjvënësit nxitën edhe shkëmbimin e shërbimit të inteligjencës mes vendeve anëtare për të zgjeruar bashkëpunimin me Lindjen e Mesme dhe vendet e Gjirit në përpjekjet e tyre për të frenuar grupin Shteti Islamik.Por Presidenti Turner, u ndal veçanërisht tek kërcënimi që vjen nga Irani, duke lëshuar këtë deklaratë të ashpër.Turner:  “Duhet të njohim dhe kërcënimin nga Irani, asnjëherë nuk duhet të lejohet të marrë armë nukleare dhe që paturp po zhvillon dhe teston raketa në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Asamblenë e përshëndeti edhe kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjykanoviç, i cili i dha një sinjal të qartë Rusisë, se vendi i tij nuk do të tërhiqet nga aspirata për të qene pjesë e NATO-s, pavarësisht përpjekjeve të shtetit rus.Gjykanoviç: Ne kemi një traditë miqësore me Rusinë por nuk do të lejojmë asnjë vend tjetër të vendosë ëpr ne. Asnjë opozitë nuk na bën të heqim dorë nga objektivi ynë pë të qenë në NATO. /Oranews.tv/