Ushtria irakiane nis operacionin për çlirimin e Falluxhas
Ushtria irakiane ka njoftuar nisjen e operacionit për çlirimin e qytetit të Falluxhas, bastion i të ashtuquajturit shtet isalmik.Ofensiva vjen një javë pasi qeveria nisi një përpjekje të bashkërenduar për të rimarrë kontrollin e qytetit, i cili mbahet nga xhihadistët që prej 2014.Rreth 50 mijë civilë janë bllokuar brenda dhe qindra të tjerë kanë arritur të arratisen.Teksa ushtria ka hyrë në falluxha, një valë shpërthimesh goditën kryeqytetin e irakut bagdatin, duke vrarë dhjetëra persona.Forcat shtetërore, përfshirë anëtarët e një njësie elitë kundër terrorizmit janë duke lëvizur në Falluxha në disa fronte, tha një deklaratë zyrtare. Luftëtarët e shtetit islamik thuhet se po shfaqin rezistencë me sulme kamikaze dhe shpërthime makinash me bombë.Por, ndërsa ushtria tha se po përparon drejt qëllimeve të saj, deri më tani luftimet duket të jenë përqendruar në mbrojtje të kufijve të jashtëm të qytetit Falluxha.Udhëheqësit e milicisë që marrin pjesë në operacion kanë thëne se me shumë gjasa do të marrin një pauzë para ofensifës finale në qendër të qytetit.Situata është e rrezikshme për banorët e qytetit, teksa ushtria u ka bërë thirrje të largohen, të paktën atyre që kanë mbetur në zonën e pushtuar nga shteti silamik. Bashkë me Mosulin, Falluxha është një nga dy qytetet e mëdha të mbajtura nga IS në Irak./Oranews.tv/