Nicole Scherzinger rikthehet zyrtarisht në X-Factor
Ishin përhapur fjalë se këngëtarja Nicole Scherzinger dhe Simon Cowell ishin ende në bisedim e sipër rreth rikthimit të saj në garën e artistëve të rinj X-Factor. Por tashmë konfirmohet zyrtarisht edhe rikthimi i saj në në kompeticion. Një burim thotë: ‘Simon mendon që rikthimi i Nicole në show do të ishte e mrekullueshme, dhe ishte mjaft i lumtur që arriti të firmos një marrëveshje me të. Ai ka planifikuar që show i këtij viti të jetë më i miri që bota ka parë ndonjëherë, dhe mund të themi se që në fillim edhe Nicole ishte pjesë e planit të tij.’Siç është thënë edhe më parë në panelin e jurisë së X-Factor ketë vit krahas Nicole ndodhet Sharon Osbourne dhe Louis Walsh. Megjithatë pjesëmarrja e tyre ende nuk është konfirmuar. Për herë të parë këngëtaren hawaiane e kemi parë të ulet në karrigen e jurisë së X-Factor vitin 2012 pranë Gary Barlow, Tulisa Contostavlos , dhe sërish Louis Walsh. Marrëveshja 4 vite më parë erdhi pas pjesëmarrjes së Nicole si e ftuar special vitin 2010.Duket se gjërat në jetën e 37-vjeçares po ecin shumë mirë këto kohë. Nicole ka shënuar suksese të shumta në karrierën artistike një ndër to edhe shfaqa e saj në Broadway. Ndërsa Nicole po shijon edhe dashurinë me lojtarin e tenisit Grigor Dimitrov, i cili është 12 vite më i ri në moshë se ajo. Këngëtarja është shfaqur shpesh teksa ndjek me vëmendje ndeshjet e tij, duke i dhënë mbështetjen maksimale.