"Varka e Dragoit", Kjo është varka që thyen rekordin Botëror Guinness

Një total prej 1600 burrash në gjendje të mirë fizike arritën të tërheqin me vështirësi një varkë prej druri plot 77.8 metra të gjatë, që njihet ndryshe edhe si varka e Dragoit, drejt lumit në kontenë Shibing, në veriperëndim të Kinës, në provincën Guizhou. Kjo varkë pritet të vendosë një rekord të ri në librin e rekordeve botërore Guinness si varka më e madhe prej druri në botë ndaj edhe pritet konfirmimi zyrtar.Varka peshon plot 12 ton dhe është e përbërë nga më shumë se 860 lloje të ndryshme druri dhe për zhvendosjen e saj nga vendi ku u ndërtua drejt lumit, për të provuar u deshën më shumë se 1600 burra. Atyre iu desh më shumë se 1 orë për të ecur rreth 1 km për ta lëshuar më pas varkën në ujë.Mijëra vizitorë vendas dhe të huaj qëndruan pranë varkës për të parë nga afër këtë event spektakolar."Ky aktivitet shërben për të reklamuar kulturën tonë kombëtare. Ne kishim shumë dëshirë të vinim këtu dhe të shihnim cfarë do të ndodhte", tha një vizitor.Për të krijuar këtë varkë të madhe druri, Zhang Xianren dhe 8 ndihmësve të tij, iu deshën 2 muaj kohë, vetëm për të ndërtuar e më pas për ta lyer e pikturuar. Ata përdorën 188 pjesë Cunninghamia, pemë klasike kineze, e cila është 15 e lartë dhe 30 cm në diametër. Ata kanë kaluar 1 javë në pyje për të mbledhur drurin e nevojshëm dhe një javë tjetër në përfundim për ti dhënë varkës formën e dëshiruar.Varka do të jetë pjesë e festivalit të dragoit që staton më 9 qershor këtë vit.