Bisedimet e paqes, jep dorëheqjen kryenegociatori i opozitës siriane

Kryenegociatori i grupit opozitar sirian Mohammed Alloush ka dhënë dorëheqjen mbi atë që ai e quajti dështim të bisedimeve te paqes.Nga komiteti i lartë negociator, Alloush tha se bisedimet nuk kanë sjellë marrëveshje politike dhe as nuk kanë lehtësuar gjendjen e sirianëve në zonat e rrethuara."Të tre raundet e bisedimeve rezultuan të pasuksesshme për shkak të kokëfortësisë së regjimit dhe bombardimeve të vazhdueshme e agresionit ndaj popullit sirian", tha Alloush.Komiteti i lartë negociator pezulloi përfshirjen e tij në bisedimet e ndërmjetësuara nga organizata e kombeve të bashkuara me përfaqësuesit e qeverisë siriane në muajin prill në gjeneve dhe ende nuk është përcaktuar data e rifillimit të tyre.Ndërkohë që sipas raporteve, një tjetër anëtar i komitetit ka sinjalizuar se mund të japë dorëheqjen.Arabia Saudite, e cila mbështet komitetin e lartë negociator ka shprehur zhgënjimin e saj në lidhje me  bisedimet e Gjenevës dhe gjithashtu ka shprehur zemërimin që ndihma humanitare nuk arrin në zonat e rrethuara, lirimi i të burgosurve po bëhet shumë ngadalë, dhe për mungesën e lëvizjes drejt një tranzicioni politik në Siri pa presidentin Bashar al-Asad.Më shumë se 250.000 sirianë janë vrarë dhe rreth 11 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë luftës civile, e cila filloi me një kryengritje kundër zotit Assad pesë vjet më parë./Oranews.tv/