Ish-partnerja Johnny Depp: Ai nuk dhunon femra

Ndërkohë që aktorja Amber Heard është paraqitur përpara gjykatës së Kalifornisë me prova të pakundërshtueshme që tregojnë se aktori Depp, e ka dhunuar fizikisht, kundër saj është kthyer ish-partnerja e Johnny, Vanessa Paradis dhe vajza e aktorit Lily-Rose. Amber është shfaqur me shenja në fytyrë si dhe i tregoi gjykatës foto ku duken edhe më mirë shenjat në fytyrë. Sipas 30-vjeçares, gjatë një diskutimi një ditë përpara se të bënte kërkesë për divorc ata kanë patur një zënkë dhe ai e goditi me celular në fytyrë.Vanessa Paradis në letrën e saj mbron babain e dy fëmijëve, duke thënë se e njeh shumë mirë dhe ai nuk e ka dhunuar kurr ate gjatë 14 viteve bashkë. Aktorja shkruan: ‘Për të gjithë ata që janë të shqetësuar. Johnny Depp është babai i dy fëmijëve të mi, ai është i ndjeshëm dhe një person shumë i dashur. Dhe besoj me të gjithë zemrën time se gjithë këto fjalë që janë përhapur gjatë kohëve të fundit, nuk janë të verteta. Në gjithë këto vite që unë kam njohur Johnny ai kurr nuk ka abuzuar fizikisht me mua. Ai ka qenë mashkulli me të cilin jetova për 14 vite të mrekullueshme.’Ndërsa vajza e Johnny, shprehet se ai kurr nuk do të bënte një veprim tjetër dhe Amber Heard po gënjen, edhe përse vajza nuk  shpjegon shenjat që aktorja ka në fytyrë. Sidoqoftë gjyqi mes çiftit të famshëm ende vazhdon, për momentin Amber Heard ka siguruar një urdhër mbrojtje nga ai.