Berisha dhe Tahiri “luftë” për drogën, mbushin profilin e fb me parcela me kanabis
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2016, 12:48
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë përfshirë në një përplasje virtuale fotosh me kanabis.Akuzave të Berishës për parcelat me drogë në Grykën e Sopotit, Tahiri iu përgjigj sot me disa foto me parcelat që duken bosh. Sipas Ministrit, fotoja e publikuar nga Berisha i përket kohës së qeverisjes së tij.Ish-kryeministri nuk ka bërë ndonjë koment lidhur me këtë fakt, por ka vijuar me publikimin e fotove të kanabisit në zona të tjera.