Hetimi ndërkombëtar për parkun, Veliaj: Butafori e Presidentit në fund të detyrës
Bashkia e Tiranës po vijon intensivisht punën që parku i lojërave për fëmijë të jetë gati në 1 qershor. Inagurimi i tij do t’u japw mundësi të vegjëlve të kenë hapësirën e tyre të vetme në këto përmasa në kryeqytet, por do të jetë dhe fitore e bastit publik të kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj me qytetarët. Kërkesën e Presidentit Nishani për një hetim ndërkombëtar ndaj projektit, Veliaj e quajti butafori në fund të detyrës së tij.Në këndin e lojërave në Parkun e Liqenit po punohet intesivisht.Ndajnë vetëm 2 ditë nga inagurimi i tij, e për këtë arsye për të fituar kohë Ndërrmarrja e Pastrim Gjelbërimit ka anagahzuar të gjithë punonjësit në tre turne.Në këtë fazë punimesh gjithçka është formësuar, si vendi ku do të kalojw treni, hapësirat sportive për fëmijë, shtrimi i tapeteve të barit, lojërat e tjera të ndara gjithësej në 8 zona për fëmijët nga grupmoshat 1 deri në 12 vjeç.Përtej mundësive argëtuese për të vegjëlit, inagurimi i i këndit të lojërave në 1 qershor do të jetë edhe fitore publike e bastit të kryebashkiakut Erion Veliaj me kundërshtarët e këtij projekti që protestuan për gati 4 muaj.Veliaj: Po punohet intensivisht, siç e keni parë dhe nga publikimet dje të gjitha skuadrat tona janë në terren. Sigurisht që duhet ta pranojmë që puna ka pasur shumë problematika për faktin se shumë herë investimi është shkatërruar. Kemi pasur një kompleks të Rozafës, ndërto-shkatërro. Me sa duket u lodhën duke shkatërruar dhe fitoi ndërtimi. Kjo është arsyeja pse na është dashur të vendosim projektorë të punojmë me tre turne sepse kam insistuar që të mbaj fjalën e dhënë që pavarësisht disa dhjetra herë që u shkatërrua dhe dëmtua projekti do mbaronte në datën 1 qershor dhe do të mbarojë në 1 qershor. Fëmijët e Tiranës do të kenë atë të parin dhe brenda verës punimet që kemi filluar tek Materniteti i ri, te Mine Peza ku kemi avancuar goxha. Do të fillojmë dhe me ca parqe të reja, kemi surpriza gjatë verës. 'Tirana Fan Zonë’ për futbollin.Mirëmbajtja e parkut do të bëhet nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.Parku u kthye në një ngëç institucional dhe një valë akuzash të ndërsjellta mes presidentit Bujar Nishani që mbrojti kauzën e aktivistëve të shoqërisë civile dhe Bashkisë së Tiranës.Veliaj: Më duket shumë përë të qeshur për një President i cili nuk prononcohet për gjëra shumë të rënda në Shqipëri, i kërkon Hagës të investigojë kalamajtë dhe lodrat. Më duket një mënyrë shumë butaforike për të lënë detyrën, më dhimbset me thënë të drejtën, por jeta kjo është. Njerëzit bëjnë gafa dhe duhet të jetojnë me gafat që bëjnë.Këndi do të shërbejë si një hapësirë argëtimi për 200.000 fëmijët e Tiranës dhe investimi i tij arrin në vlerën e 68 mln lekëve.