Turner: Rusia sfidë serioze, NATO duhet të rrisë prezencën në Europën Lindore
Për NATO-n Rusia është një kërcënim real dhe serioz. Presidenti i Asamblesë së NATO-s, Michael Turner kërkoi një angazhim më të madh europian.Ai tha se në Samitin e Varshavës, NATO duhet të vendosë për rritjen e prezencës së saj ushtarake në Lindje të Europës.“Na duhet një strategji për tu siguruar që agresiviteti i rinovuar i Rusisë vjen me një çmim dhe agresioni i mëtepërt i saj pengohet. Në Varshavë ne duhet të rafirmojmë këtë lloj pengimi konvencional dhe nuklear. Duhet të rrisim pranitë tona në Lindje, të sigurohemi që të kemi të gjitha pajisjet dhe forcat nëse do duhet të reagojmë. Në kongresin e SHBA kam kërkuar që të ketë një rritje me katërfish të fondeve të SHBA, por kjo nuk mund të jetë përpjekje vetëm amerikane. Na duhet edhe një iniciativë europiane për sigurimin për tu siguruar që ne do vazhdojmë me punën tonë dhe do kemi të gjitha aftësitë për t’iu përgjigjur mjedisit të ri të sigurisë. Ekonomia e Rusisë sot është më e vogël se një pjesë e madhe e shteteve të BE.Sfida nga Rusia është reale dhe serioze”.Megjithatë veprimet agresive të Rusisë nuk janë i vetmi kërcënim. Turner renditi disa nga sfidat e shumta për sigurinë globale, ndërsa apeloi vendet anëtare për rritje të buxheteve për mbrojtjen.Lidhur me rajonin e Ballkanit Perëndimor, ai tha se NATO ndaloi dhunën dhe kthehu paqen.Ai shtoi se duhet vazhduar me plotësimin e proçeseve të tranzimit në Bosnje Hercegionë në mënyrë që paqja e arritur të jetë afatgjatë.Ndërsa u shpreh optimist për anëtarësimin në NATO brenda këtij vit të Malit të Zi.Fjala e Turner në AsambleTë mbështesim misionin e mbështetjes në Kosovë, ndërkohë që ata kanë mbështetur KFOR. Ndërkohë që në Irak ata kanë marrë pjesë në trajnimin e forcave lokale. Ky takim në Tiranë është po ashtu një takim i rëndësishëm për të diskutuar për rolin e NATO-s dhe në këtë pjesë të Europës.Ishte ndërhyrja e NATO-s që i dha fund luftës katër vjeçare shkatërruese në ish-Jugosllavinë që shkaktoi vdekjen e mbi 200 mijë vetëve dhe dëbimin me forcë nga shtëpitë e tyre të 2 milion të tjerëve.Në atë kohë si kyetar i Bashkisë së qytetit të Dejtonit isha shumë i ndërgjegjshëm për rëndësinë shumë të madhe të ruajtjes së aftësisë ushtarake për mbrojtjen e kombit tonë.Por duke pasur Dejtonin si vendin pritës të negociatave ky fakt më bëri të ndërgjegjshëm për lidhjen e domosdoshme të sigurisë së Amerikës së Veriut dhe Europës dhe për faktin se Europa dhe Amerika e Veriut duke punuar sëbashku mund të bëjnë diferencën. Në Ballkanin Perëndimor ja kemi dalë ti japim fund dhunës, të ofrojmë një tjetër të ardhme për rajonin dhe njërëzit e tij.Në vend të luftës dhe ndarjes kemi ofruar paqe dhe pajtim si pjesë e një të ardhme të përbashkët europiane dhe euroatlantike. Kam qenë i nderuar që kam marrë pjesë sëbashku me Sekretarin e Përgjithshëm në festimin e 20 vjetorit të marrëveshjes së paqes së Dejtonit në Sarajevë një vit më parë. Vetë festimet tregonin se komuniteti ndërkombëtar ka ende shumë gjëra për të bërë në mënyrë që ti bëjë të mundur Bosnje Hercegovinës për të kaluar në proçese më të qëndrueshme. Vetëm duke plotësuar këto proçese tranzitimi ne mund të sigurojmë që paqja e arritur mund të jetë afatgjatë.Deri në fund të vitit do të kemi një anëtar të ri nga rajoni i Ballkani Perëndimor që do bëhet vend anëtar me të drejta të plota i NATO-s.Mali i Zi ka demostruar që ndan vizionin e ri për Europën në përgjithësi, për paqe dhe liri. Asambleja e NATO-s ka qenë një avokat i fortë për Malin e Zi dhe Shqipëria në veçanti duhet falenderuar për rolin e vet drejtues. Mezi presim që Malin e Zi ta kemi pjestar të NATO-s.Zgjerimi nuk kërcënon askënd, NATO është aleancë mbrojtëse. Ne duhet të kemi një aftësitë ushtarake dhe pikëpamje të përbashkët të kërcënimeve dhe gadishmërinë politike për të vepruar sëbashku.Kjo do të jetë një sfidë kryesore për krerët e shteteve dhe qeverive kur ata të takohen në Varshavë.Nuk është sekret që Rusia do të na ndajë.Disa momente më përpara po i referohesha kohës kur BE dhe Rusia po punonin sëbashku për të kapërcyer ndarjet dhe konfliktet në ish-Jugosllavi. Moska ka vendosur që interesat e veta shërbehen më mirë nëse punojnë kundër nesh dhe jo me ne. Dhe për të pasur ndikim në arenën ndërkombëtrare Rusia ka vendosur që duhet të ndajë të tjerët, madje dhe të përdorë forcë kundër fqinjëve të saj. Askush nuk mund të na akuzojë ne se nuk i kemi dhënë shumë mundësi Rusisë, e kemi bërë në të shkuarën dhe e bëjmë tani në shumë aspekte.Për çfarë dyshimesh mund të flitet nëse shikojmë synimet e Rusisë kur ajo marshon në Gjeorgji dhe Ukrainë, çfarë dyshimesh mbeten më kur Rusia dërgon marshues nuklear në bregdete dhe luftëtarët e saj ngacmojnë anijet tona.Çfarë dyshimesh mbeten ende kur kemi të bëjmë me testimin e raketave të reja në kundërshtim të traktateve ndërkombëtare. Megjithëse dialogu është shumë i rëndësishëm për shmangur keqkuptimet, keqllogaritjet dhe për të kërkuar zgjidhjen e konflikteve, dialogu nuk është një strategji as një përgjigje adekuate ndaj agresionit. Na duhet një strategji për tu siguruar që agresiviteti i rinovuar i Rusisë vjen me një çmim dhe agresioni i mëtepërt i saj pengohet. Në Varshavë ne duhet të rafirmojmë këtë lloj pengimi konvencional dhe nuklear. Duhet të rrisim pranitë tona në Lindje, të sigurohemi që të kemi të gjitha pajisjet dhe forcat nëse do duhet të reagojmë. Në kongresin e SHBA kam kërkuar që të ketë një rritje me katërfish të fondeve të SHBA, por kjo nuk mund të jetë përpjekje vetëm amerikane. Na duhet edhe një iniciativë europiane për sigurimin për tu siguruar që ne do vazhdojmë me punën tonë dhe do kemi të gjitha aftësitë për t’iu përgjigjur mjedisit të ri të sigurisë. Ekonomia e Rusisë sot është më e vogël se një pjesë e madhe e shteteve të BE.Sfida nga Rusia është reale dhe serioze.Veprimet agresive të Rusisë nuk janë i vetmi kërcënim. Hasemi me sfida të shumta nga dështimet e shteteve dhe konflikteve në kufinjtë jugorë të Europës, mungesën e vazhdueshme të stabilitetit në Afganistan, shtimin e teknologjisë së raketave, me armë të shkatërrimit në masë, kërcënime kibernetike dhe terrorizmin. NATO ka aftësi të mëdha dhe në Varshave duhet të bëjmë më të mirën tonë që të rrisim ndarjen e informacionit intetrligjent.Po ashtu duhet të bëjë më tepër për të ndihmuar me strategjinë humanitare të shkaktuar nga lufta në Siri dhe Irak dhe menaxhuar prurjet e refugjatëve. Kriza e refugjatëve mund të zgjidhet vetëm përmes stabilitetit në Irak, Siri dhe Libi që kërkojnë angazhimet e NATO-s në këtë rajon. Në Varshavë duhet të njohim dhe kërcënimin nga Irani, asnjëherë nuk duhet të lejohet të marrë armë nukleare dhe që paturp po zhvillon dhe teston raketa në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Raketa të cilat nuk shkojnë deri në Izrael, por kanë mundësi të shkojnë në Lindjen e Mesme dhe pjesë të mëdha të Europës.Ndërkohë Koreja e Veriu po vazhdon nga ana e saj me programin nuklear dhe të raketave.Duam të bëjmë më tepër sa i takon rritjes së buxheteve dhe të sheshojmë më tepër mungesat e balancave në kontributet e shteteve anëtare. Kur të shkoni në kryeqytetret tuaja flisni me qeveritë tuaja, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë me pjesën tonë.