Përplasen tre automjete, humb jetën i riu nga Mali i Zi, plagosen dy gra

Përplasja e 3 automjeteve në oret e para të ditës së sotme në superstradën Lezhë-Milot i ka shkaktuar vdekjen 27-vjeçarit nga Mali i Zi Gazmir Mustafiç, ndërsa jane plagosur edhe dy gra.Aksidenti u regjistrua në kryqëzimin e Ishull Shëngjinit, ndërsa policia ka arrestuar shkaktarin e këtij aksidenti, 30 vjeçarin Albert Delaj banues ne Ishull Shëngjin, pasi ka rezultuar në gjendje të dehur në masen 1.41 miligram për litër.Dy gratë e aksidentuara me iniciale D.N dhe M.GJ, të dyja banuese në Lezhë, janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit, ku edhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.Nga hetimet e para bëhet e ditur se 30-vjeçari Albert Delaj, i cili ka rezultuar në gjendje të dehur, në tentativë për të dalë nga një rrugë dytësore për në superstradë me autoveturën e tij Audi A-4 me targë AA 072 FC është goditur nga automjeti i viktimës Audi A-6 me targa të Ulqinit AS 193 dhe si rezultat i goditjes, drejtuesi i saj 27 vjeçari Gazmir Mustafiç ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me mjetin Benz me targë AA 595 LX që drejtohej nga shtetasja me iniciale D.N. 44 vjeçe.Goditja ka rezultuar fatale për të riun nga Mali i Zi, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Policia ka referuar në Prokurori materialet per kete ngjarje ndaj Albert Deliajt për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” si dhe “drejtim mjeti në gjendje të dehur”.[caption id="attachment_757610" align="alignnone" width="640"]aksident 2 Vendi ku ndodhi aksidenti[/caption][caption id="attachment_757608" align="alignnone" width="640"]aksident Vendi ku ndodhi aksidenti[/caption]