Bandat e Tahirit dhe Ramës kanë aktivizuar trafikun ndërkombëtar të armëve

Partia Demokratike dha sot alarmin për aktivizimin e trafikut ndërkombëtar të armëve në Shqipëri.Për këtë akuzë, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, iu referua operacionit të mëngjesit të sotëm të policisë italiane të koduar “Iliria”, ku u kapën mbi 1 ton hashash, armë dhe eksploziv të mbërritura nga Shqipëria në rrugë detare.Noka:Trafikut të drogës që bëjnë bandat e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës i janë shtuar dhe armët.Është kjo arsyeja pse Edi Rama nervozohet kur e pyet gazetarja e “Euroneës” për trafikun e armëve në Shqipëri, krekoset dhe shet mend në Asamblenë e NATO-s që mbahet në Tiranë por droga dhe armët qarkullojnë sheshit dhe po bëjnë batërdinë në Europë.Sot në Bari janë kapur sai të mëdha droge, armësh dhe eksplozivi që kishin kaluar nga Shqipëria, në pikat e kontrollit kufitar. Pak muaj më parë Kryeprokurori i antimafias italiane dhe alarmin se veç kanabisit dhe drogave të forta nga Shqipëria po vërshojnë armë drejt Italisë dhe Europës. Një fakt për cilin Europa është e shqetësuar dhe ka filluar alarmohet. Bandat e Tahirit dhe Ramës që kanë mbuluar vendin me drogë, derisa kanë këtë licencë për veprimtari kriminale pse mos ti shtojnë kësaj dhe një bonus që është trafiku i armëve. Ata rrisin fitimet, rritet dhe pjesa e Tahirit dhe Ramës.Deklarata e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka Trafikut të drogës që bëjnë bandat e Tahirit dhe Edi Ramës, i janë shtuar tashmë dhe armët.Eshtë kjo arsyeja pse Edi Rama nervozohet kur e pyet gazetarja e euroneës për trafikun e armëve.Krekoset dhe shet mend Edi Rama në asamblenë e NATO-s që mbahet në Tiranë, po droga dhe armët qarkullojnë sheshit.Sot në Bari, janë kapur sasi të mëdha me drogë e me armë, dhe me eksplozivë që kishin kaluar nga Shqipëria, që kishin kaluar pikat e kontrollit kufitar pa asnjë problem.Pak muaj më parë, prokurori i antimafias italiane, kataldo mota dha alarmin se tashmë përveç kanabisit dhe drogave të forta, nga Shqipëria po vijnë dhe armë.Një fakt për të cilin Europa është e shqetësuar.Bandat dhe trafikantët e Tahirit dhe Ramës, derisa kanë mbuluar vendin me drogë, derisa kanë këtë licensë për veprimtari kriminale, pse mos ti shtojnë edhe trafikun e armëve?Ata rrisin fitimet.Rritet dhe pjesa e Tahirit dhe e Ramës, rritet 30 përqindëshi i tyre.Ndërsa vendi po zhytet çdo ditë në pasiguri, në një republikë të dështuar të sunduar nga krimi, Rama dërdëllet e jep leksione për sigurinë në asamblenë e NATO-s.Shihni çfarë imazhi kemi sot.Shqipëria në vendin e parë në raportin e Bashkimit Europian për prodhimin dhe trafikimin e drogës.40 ditë më pare, në cilësinë e nënkryetarit të komisionit të sigurisë kombëtare, i kam kërkuar zyrtarisht Edi Ramës të nisë monitorimin nga ajri të territorit, pasi të dhënat flasin për pesëfishim të parcelave të mbjella me kanabis. Dhe i kam kërkuar të bëjë publike të dhënat e monitorimit.Ai nuk përgjigjet.Situata është përkeqësuar edhe më shumë, pasi tashmë pjesë e trafikut të paligjshëm, të biznesit kriminal të drogës janë bërë dhe armët.Gjendja është e rëndë. Zgjidhja është në dorën e shqiptarëve, dhe zgjidhja është është pastrimi i vendit nga droga, nga armët, nga trafikantët dhe nga rrënjët e tyre në qeveri, në zyrën e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës.