Kim Jong Un në ndeshjen e basketbollit mes dy vendeve
Media shtetërore e Koresë së Veriut kanë publikuar foto të liderit Kim jong un teksa po ndjek një ndeshje miqësore basketbolli mes vendit të tij dhe Kinës.Në fotot e publikuara në KRT, Kim duartroket i buzëqeshur ndeshjen mes skuadrës Sobaeksu të Veriut dhe ekipin olimpik të meshkujve të Kinës. Kim ka shprehur kënaqësi të madhe mbi lojën e suksesshme dhe miqësinë e thellë, thotë KRT, por si zakonisht nuk tregon as datën dhe as vendin ku luajtën ekipet e basketbollit të dy vendeve.Kim ishte i shoqëruar nga zyrtarë të rangut të lartë të Koresë së Veriut, përfshirë motrën e tij, kim jo jong, e cila është zëvendës drejtore e Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë dhe zëvendës-kryetari i Komitetit Qendror të partisë Choe Ryong Hae.Koreja e Veriut ka qenë e izoluar për dekada të tëra, por kohët e fundit edhe aleatja e saj kryesore, Kina, ka shprehur nervozimin e saj për ambiciet bërthamore të veriut. Pekini mbështeti sanksionet e forta të kombeve të bashkuara ndaj penianit në muajin mars/Oranews.tv/