Trafik droge nga deti Shqipëri- Itali. Tre shqiptarë të arrestuar, mes tyre babë e bir
Policia italiane e qytetit të Barit ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin "Iliria" i cili ka çuar në arrestimin e 8 personave, 3 shqiptarë e 5 italianë të akuzuar për trafik droge, armësh e muncione nga Shqipëria drejt Italisë përmes detit.Operacioni "Iliria" ka çuar në sekuestrimin e 1.218 kg marijuanë, 20 kg përzierës droge, 4.5 kg tritolo, 1,143 kg heroina e kokainë, një armë AK-47 "Kalashnikov", 170 plumba e 47 kalsula detonatorë.Hetimet e operacionit "Iliria" të policisë italiane kanë nisur më vitin 2013 pas arrestimit të 2 shtetasve shqiptarë e sekuestrimin e rreth 100 kg marijuanë në provincën e Altamurës.Falë hetimeve të policisë finanaciare të Barit u zbulua kjo celulë trafikantësh droge e armësh e përbërë nga shtetas italianë e shqiptarë me bazë në qytetin e Barletas.Italianët e arrestuar janë të gjithë me origjinë nga rajoni i Pulias.Në këtë operacion Policia italiane ka arrestuar shqiptarin Roland Lame 47 vjec, rezident në qytetin e Barletës e që ndërkohë ka fituar dhe të drejtën e nënshtetësisë italiane.Nën arrest ka përfunduar dhe djali i tij Fabio Lame 25 vjec, i cili akuzohet se mbante lidhjet me trafikantët e marijuanës në Shqipëri e që administronte importimin e sasive të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.Invetigimet e këtij operacioni çuan në qershor të vitit 2014 të sekuestrimit të rreth 1 ton marijuanë në bordin e një skafi që udhëtonte nga Shqipëria drejt brigjeve të Pulias si dhe arrestimin e një shtetas shqiptar e një shtetasi italian.Përgjimet telefonike të autoriteteve policore kanë verifikuar se anëtarët e kësaj bande traikantësh përdornin një gjuhë të koduar për të komunikuar në lidhje me drogën e sasitë e trafikuara nga ata.[caption id="attachment_757687" align="alignnone" width="640"]
Një nga 8 të arrestuarit[/caption]/Oranews.tv/