Rama: S'e kisha imagjinuar që do përfshihesha në debatin e Brexit: Ju lutem mos ikni nga BE!
'Integrimi në BE është detyrim që kemi për fëmijët tanë" tha kryeministri Edi Rama gjatë sesionit të pyetjeve në Asamblenë Parlamentare të NATO-s që po zhvillohet në Tiranë.Rama foli dhe për debatin lidhur me daljen e Britanisë nga BE duke i kërkuar të mos dilte nga BE.Në reagim kryeministri tha se 10 vite më parë s'do e kishte imagjinuar kurrë se do ishte ai që do përfshihej në një debat të tillë pro apo kundër largimit të Britanisë nga BE. Gjatë fjalës së tij Rama u duartrokit disa herëMajk Gebs nga Mbretëria e Bashkuar përfaqësues i Britanisë në Asamblenë Parlamentare duke mbajtur fjalen kerkoi komentin e kryeministrit mbi zgjerimin e BE-se dhe debatin per BrexitMajk Gebs: E di që Shqipëria po ofron ambiente për trajnimin e personelit britanik dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona është rritur.Së dyti: ka qenë një artikull goxha i lexuar sa i takon pozicionimit të Shqipërisë në raport me BE-në. Sigurisht që ka interes në Shqipëri pozicionimi i Bretërisë së Bashkuar lidhur me Shqipërinë në këtë proces integrimi. Do ju isha mirënjohës nëse do të flisje më shumë për perspektivën e marrëdhënieve ndërmjet BE-së, dhe cështjes më të gjerë të zgjerimit të BE-së.Rama: E mbaj mend delegacionet që vinin të më takonin 10 vjet më parë, kur isha kryetar bashkie. E kush do të thoshte atëherë që pas 10 vitesh unë do të isha kryeministri ndërsa ju do të ishit gati për tu larguar nga Europa. (Te qeshura dhe duartrokitje) .Është një botë shumë interesante dhe unë nuk e kisha imagjinuar asnjëherë që do më duhej të ndërhyja në një debat në Mbretërinë e Bashkuar për të qëndruarit ose jo të saj në BE dhe të shkruaja në " The Times" dhe t'ju thoja: Ju lutem mos u largoniNdërkohë pjesa më mahnitëse e saj është kur morëm vesh që një ndër mëndjet më të ndritura dhe shumë inteligjente të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar Michael Gove’s ,sekretar i drejtësisë , një ndër kampionët e fushatës së largimit, po u thoshte anglezëve se ka një tjetër mënyrë e cila mund të jetë shumë më tepër interesante. Ikni nga BE dhe bëhuni pjesë e një klubi të ri, së bashku me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Bosnjen dhe nuk e di kë tjetër. Duke ditur që zotëria e kishte seriozisht thashë: A nuk është pak e çuditshme kjo? Ndoshta jemi shumë naivë që mendojmë se BE është ai që mendojmë ne që është dhe ndoshta ju keni humbur tërësisht kapacitetin për të qenë naivë por në këtë situatë, dua t'ju them se nuk preferoj të jem në vendin tuaj, preferoj të jem në vendin tonë. Prandja ne preferojmë të jemi në vendin tonë e të vazhdojmë të bëhemi europianë. (Te qeshura dhe duartrokitje)Sa i takon bashkëpunimit, jemi shumë mirënjohës Britanisë, Mbretërisë së Bashkuar pasi ka qenë gjithmonë e gatshme për të na ndihmuar. Falë Toni Blair Kosova sot është shtet që as njerëzit më optimistë në botë do ta kishin ëndërruar. Jemi shumë mirënjohës për bashkëpunimin jo vetëm në nivel ushtarak por dhe në të sigurisë. Ju jemi mirënjohës për rrugëtimin e reformës në drejtësi. Por dhe një herë për aq sa mund tju vijë në ndihmë ju lutem mos u largoni nga BE (Duartrokitje)Franca aleate e Shqiperise Franca është aleate e Shqipërisë në këtë proces tha Rama duke iu përgjigjur pyetjes së përfaqësueses së Francës: Si mund tju ndihmojmë ju në mënyrë konkrete për të konsoliduar procesin?Rama: Ne po kalojmë një proces të vështirë dhe unik. Të qenit pjesë e familjes Europiane nuk ka të bëjë thjesht me të bërit të lumtur Brukselin apo ndonjë vend tjetër, por do të thotë të përmbushësh një detyrim për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë"