Fule: Zgjerimi, prioritet i Bashkimit Europian

Përparimi i vendeve kandidate dhe aspirante nga Ballkani Perëndimor, si dhe sfidat aktuale në procesin e zgjerimit ishin tema kryesore që Komisioneri për Zgjerim në BE  Stefan Fule  foli në Dublin.Fule në konferencën e oganizuar nga Presidenca irlandeze dedikuar dhjetë vjetorit të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Selanik tha se ky vit është viti që vendet e Ballkanit Perëndimor duhen të ecin përpara."Ka një perspektive të qartë të integrimit Evropian për të gjitha vendet e rajonit. Puna e vështirë që është bërë veçanërisht që nga dhjetori do të thote se ky vit është viti i mundësive" tha komisioneri Fyle  duke shtuar se janë vendet kandidate që duhet të jenë të vetëdijshme mbi mundësitë që kanë për t'i shfrytËzuar ato më së miri.Kjo sipas tij nënkupton që të intensifikohen përpjekjet për të forcuar shtetin e së drejtës, për të adresuar çështjet dypalëshe si dhe për të zgjidhur problemet ekonomike.Ndërsa ministrja  irlandeze  për Çështje Evropiane, Lucinda Creighton tha se Irlanda është një përkrahës i zgjerimit."Ne kemi bërë  të qartë se  zgjerimi është një ndër prioritet tona të drejtimit.  Ka nga ata që argumentojnë se duhet të ketë një "pauzë" në zgjerim  pas anëtarësimit të Kroacisë më 1 korrik. Ka nga ata që besojnë se Bashkimi europianë duhët të  kalojë disa kohë  për të zgjidhur problemet e saj të tanishme para se të mund të fillojnë  të merret me problemet e vendeve që vijnë nga jashtë. Zgjerimi është një pjesë integrale e Bashkimit. Ajo ka qenë pjesë e të kaluarën e saj dhe ajo do të jetë pjesë e së ardhmes së saj" theksoi Creighton