Indi, vriten 3 ushtarë në Kashmir
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2013, 12:33
Tre ushtarë indianë janë vrarë në një pritë të militantëve në distriktin e Pulvamës, në Kashmir të Indisë.Një zëdhënës i ushtrisë bëri të ditur se sulmi u krye pasi trupat ushtarake ishin në një operacion në zonën e Tralit.Militantët ishin të fshehur në pyll në momentin që nisën të qëllonin me armë zjarri.Kashmiri njihet për kundërshtimin e regjimit indian që nga viti 1989, por dhuna është rritur shumë sidomos në muajt e fundit.