Barka me emigrantë fundoset në Detin Mesdhe, shtatë vitima, shpëtohen mbi 500 të tjerë
Një tjetër tragjedi është regjistruar në ujrat e Detit Mesdhe, teksa shtatë persona kanë humbur jetën pasi një barkë me qindra emigrantë në bord u fundos pas nisjes nga Libia.Falë ndërhyrjes së shpejtë të rojave bregdetare italiane, më shumë se 500 klandestinë janë shpëtuar, teksa operacionet e kërkim shpëtimit vijojnë. Në këtë aksion janë angazhuar edhe helikopterë të cilët dërguan jelekë shpëtimi në vendin e ngjarjes. Autoritetet u shprehën se shkaku i këtij incidenti me përmasa tragjike ka qënë vjetërsia e mjetit lundures si dhe tejmbushja e tij me pasagjerë përtej kapaciteteve. Ata shtojnë se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë.Në një kohë kur fluksi i emigrantëve që vijnë nga Lindja e Mesme është reduktuar ndjeshëm pas mbylljes se kufinjve nga Maqedonia, në Europë mijëra azil-kërkues po vijnë çdo ditë nga Afrika veriore.Mediat ndërkombëtare raportuan se një tjetër fluks prej afro 1.000 emigrantësh të cilët janë shpëtuar nga autoritetet italiane pritet të mbërrijnë në portin e Salernos gjatë orëve në vijim. Zyrtarët e vendeve europiane kanë bërë thirrje për më shumë masa sigurie në Detin Mesdhe.
/Oranews.tv/