Aksident tragjik hekurudhor në Itali, vdesin dy të rinj shqiptarë

Dy të rinj shqiptarë humbën jetën në një aksident tragjik hekurudhor në Itali.Ngjarja ka ndodhur në vijën hekurudhore Milano-Luino gjatë mbrëmjes së shkuar.Dy të rinjtë e vdekur u njoftuan në polici mëngjesin e sotëm nga makinisti i trenit që po udhëtonte në drejtim të Milanos.  Bëhet fjalë për të rinjtë 23 dhe 17 vjeç, të lindur në Shqipëri.Sipas gazetës italiane “La Republica”, paraprakisht përjashtohet një vetëvrasje e dyfishtë. Organet e hetimit pritet të këqyrin nga afër kamerat e sigurisë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit fatal.Policia ka sekuestruar sendet personale, ndërsa t’i bëhet autopsia trupave të viktimave për të përcaktuar nëse kanë konsumuar lëndë narkotike apo alkool.Nuk bëhen të ditura emrat e viktimave dhe nuk dihet se pse ata ishin mbi shina.[caption id="attachment_754683" align="alignnone" width="640"]unnamed (3) Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti[/caption]unnamed (2) unnamed (1) unnamed/Ora News/