Opozita siriane vazhdon bisedimet në Turqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2013, 08:53
Opozita siriane vazhdon sot bisedimet në Turqi.Koalicioni Kombëtar Sirian po debaton nëse do të marrë pjesë ose jo në bisedimet më pjesëtarët e regjimit të presidentit Bashar al-Assad.Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po nxisin negociatat për t’i dhënë fund konfliktit dyvjeçar brenda Sirisë, që ka lënë të vdekur rreth 80 mijë persona.Uashingtoni dhe Moska shpresojnë që të zhvillojnë një konferencë paqeje në Gjenevë në një të ardhme të afërt.Të enjten, një zëdhënës i Koalicionit Kombëtar Sirian tha se ka një konsensus për të marë pjesë në një takim të tillë, vetëm nëse së pari Asadi sinjalizon se do të lërë pushtetin.