Angli, pas vrasjes së ushtarit, sulmohen xhamitë

Anglezët e ekstremit të djathtë, kryesisht anëtarë të grupit të Ligës Angleze të Mbrojtjes (EDL), kanë kryer sulme të shumta në xhamitë e Londrës. Ata kanë hedhur gurë dhe koktej molotovi ndërsa u përleshën edhe me policinë në Woolwich të Londrës.Arsyeja e orgjive të tilla nacionaliste, siç shkruajnë mediat perëndimore, është vrasja e ushtarit britanik në Londër. Ai është masakruar në mes të ditës, nga dy radikalë islamikë.Kjo ka provokuar reagime të furishme nga e djathta ekstreme. Mbështetësit e EDL-së pas vrasjes janë mbledhur në lokalin The Queen’s Arms në Woolwich, ku kënduan këngë nacionaliste. Turmës iu drejtuar lideri i EDL-së, Stephen Lennon."Mjaftë më. Kjo është porosia jonë. Liderët tanë janë të dobët. Policia jonë dhe liderët tanë politikë hezitojnë, në vend se të ballafaqohen me problemin. Ndërsa, problemi është islami politik që po përhapet në vendin tonë”, ka thënë Lennon.Shumë shpejt u pasua konfrontimi me policinë në afërsi të stacionit të metrosë aty pranë. Qindra protestues sulmuan policët me shishe dhe sende te tjera, ndërsa policia u përgjigj duke rrahur protestuesit me shkopinj gome, raporton Sky News.Më pas erdhën informacionet për sulme në xhami. Gjithçka filloi në Braintree të Essexit, ku 43-vjeçari i armatosur me një thikë hyri në xhami dhe u përpoq ta djegë. Policia ka reaguar shpejt dhe 43-vjeçari u arrestua dhe askush nuk u lëndua.Ky megjithatë ishte incidenti i parë. Policia britanike, ndërkohë, ka marrë disa informacione për sulme të tjera ndaj xhamive dhe qendrave islamike, kryesisht në Londër. Në sulme morën pjesë dhjetëra anëtarë të ekstremit të djathtë, kryesisht mbështetësit dhe anëtarë të EDL-së.Një grup ka thyer xhamat e një xhamie në Londër. Në një vend tjetër janë arrestuar dy persona për sulm në xhami. Ndërsa, një tjetër, për të njëjtën arsye, u arrestua në Kent.Sipas raportimeve të mediave britanike, një nga vrasësit është identifikuar si Michael Adebolajo, qytetar britanik me origjinë nga Nigeria që u konvertua në mysliman. Në internet u shfaqën pamjet menjëherë pas vrasjes, në të cilën Adebolajo mbante në dorë një thikë me gjak dhe theksonte se vrasja ishte e motivuar politikisht nga dërgimi i trupave britanike në vendet arabe.Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se kishin parë dy persona të armatosur me thika, që iu vërsulën barbarisht një të riu duke e goditur atë dhjetëra herë në trup, ndërsa në fund i kanë prerë edhe kokën.Burime të pakonfirmuara, të cituara nga BBC, kanë thanë se gjatë sulmit janë dëgjuar thirrjet “Allahu Ekber”.Të dy të arrestuarit e pranuan vrasjen, por hetimi është në vazhdim. Policia kontrolloi disa rajone në Londër dhe një shtëpi në Saxilby, aty ku Adebolaju kishte jetuar.Pas këtij akti, ministrja e Brendshme, Theresa May, ftoi në një mbledhje urgjente Komitetin e Sigurisë për të diskutuar për rastin në fjalë.Për vrasjen dhe sulmet ndaj xhamive, u shpeh edhe Këshilli mysliman i Britanisë së Madhe. Ata dënuan vrasjen që ndodhi në Ëoolëich. Një akt i tillë barbar, thonë ata, nuk ka asnjë bazë në islam.