Berisha në Kuvend: Pse duhet të them Balili i LSI, kur mbrojtjen ia jep Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer sërish çështjes së arratisjes së Kelmend Balilit, duke bërë përgjegjës kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm Tahiri.Një përgjigje ai i rezervoi akuzës së socialistëve se po mbron LSI për këtë çështje.Berisha: Balili u shpall “Eskobari i Ballkanit”. Çfarë ndodhi me të? Ua them unë. Meqenëse policia greke dhe DEA njoftuan që kishin bërë hetim dhe gjetën se është miliarderi i Ballkanit me drogë, vetë kreu i Balilit në parlament u tha qytetarëve “një punë e mirë e policisë shqiptare me DEA”.Europoli në përgjigje të mashtrimeve në deklaratën e datës 19 maj informon se 17 persona janë arrestuar, 11 grekë  dhe  6 shqiptarë nga bashkëpunimi mes policisë greke dhe belge, DEA-s amerikane dhe italiane. E përjashtuar terësisht policia shqiptare pasi kjo polici i kishte thënë asaj greke se Balili është vetë Ediskobari kryeministër dhe se ai nuk mund të preket. Kur Ambasadori ynë bëri marrëzinë, demantoi CNN grek me notë zyrtare, CNN grek i nxori letrën e policisë shqiptare ku i thuhej se ky është i bardhë si bora. Çështja e Balilit është çështje tronditëse për Shqipërinë, rajonin dhe botën.Janë po këta që thonë se po e hetojnë prej muajsh, këta që e deklaruan të bardhë si bora, janë po këta që e përcollën. Pasi me urdhër të Edi Ramës na kërcënoi me gjyq për shpifje, ia mbathi në drejtimin që ia mbathi Arben Frroku tre muaj më parë.Ai ia mbathi por Ediskobari mbeti këtu.Pasi ja mbathi u bënë të gjallë, i pari Koço. Akuza ndaj Sali Berishës së po mbron LSI. Unë nuk mbroj LSI, por nuk mund të them se hekurat që i ka nxjerrë me qindra herë në televizor Ediskobari për ata që nuk paguajnë një faturë dritë. Hekurat i ka Ediskobari. Hekurat i ka Tahiri, as Panariti dhe as Manjani. Hekurat janë ekskluzivitet i Eskobarit. Pse duhet ti them atij se ti je i LSI kur mbrojtjen totale kriminelit europian ia jep Edi Rama.Ku ta di unë sa para i ka dhënë Edi Ramës ai.Ku ta di unë se sa e ka çuar valixhen me euro në zyrën e tij te Gysi dhe sekretari i përgjithshëm i mafias shqiptare, Agraçe. Që kanë futur në Kryeministri makinën e numërimit të parave. Të dhënat më thonë mua ato që kanë shoqëruar në Rodos.Qeveria e zhytur në skandale llumiIsh-kryeministri Sali Berisha referuar  kërkesës së deputetit Shalsi drejtuar kreut të Kuvendit Meta lidhur me respektimin e rendit të ditës në diskutimet e Kuvendit, duke i sugjeruar deputetit se duhet t’ia dërgonte letrën kreut të partisë Rama.Berisha tha se Qeveria e drejtuar prej tij ofron çdo ditë skandale llumi.Berisha: Do filloj me një letër që deputeti i këtij Parlamenti i drejtonte kryetarit të parlamentit për zhvillimin e punimeve. I jap njëqind përqind të drejtë por me një ndryshim, letrën duhet tia drejtonte kryetarit të partisë së tij për breshërinë e skandaleve pothuajse të përditshme. Skandale në të cilat ka zhytur Shqipërinë dhe e ka shndërruar në vendin më të neveritshëm, më të pabesueshëm, vendin më qesharak, më të rrezikshëm.Këtu kalohet nga skandali në skandal.