Si u arratisën dy shqiptarët nga burgu në Selanik, njëri shumë i rrezikshëm

Dy shqiptarë u arratisën një ditë më parë nga një burg i Selanikut.Mediat greke shkruajnë se shqiptarët 33 dhe 42 vjeç (emrat nuk bëhen të ditur), ishin transferuar në burgun e Selanikut 24 orë përpara se të arratiseshin, për të vijuar dënimin.Njëri prej tyre, 42 vjeçar cilësohet si shumë i rrezikshëm për shkak të së kaluarës së tij.Burri është arrestuar më 24 janar të vitit 2009, pas një përleshjeje të armatosur me dy oficerë policie, pas vrasjes së një 50 vjeçari greke, i cili punonte në një pikë karburanti po në Selanik. 42-vjeçari i armatosur, hapi zjarr me policinë në atë kohë.Ai akuzohet edhe për dy rrëmbime po në Greqi. I pari ka ndodhur në vitin 1998, ku viktimë ka qenë një 16 vjeçar dhe i dyti 10 vite më vonë kundër një biznesmeni.Shqiptari ishte dënuar me burgim të përjetshëm. I arratisuri i dytë ishte dënuar për trafik droge.42 vjeçari do të transferohej në burgun e Nigritas, ndërsa 33 vjeçari në burgun e Domokos. Arratisja është bërë nëpërmjet dritares së qelisë duke sharruar kangjellat si dhe të ndihmuar nga tre persona të tjerë./Ora News/