Prangoset në Selanik shqiptari i kërkuar në Gjermani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2016, 20:53
Një shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane u arrestua në Selanik të Greqisë.Mediat vendase shkruajnë se 33 vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, jetonte kohët e fundit në Greqi, teksa akuzohet në Gjermani për tentativë vrasjeje dhe lëndime të rënda trupore, akte të kryera në Berlin.Gjatë kontrolleve në zonë për të ruajtur sigurinë, rezultoi se shqiptari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.Ai akuzohet si i përfshirë në disa përleshje të përgjakshme vitin e shkuar në kryeqytetin gjerman.Tashmë, gjykata e Selanikut pritet të vendosë për ekstradimin e tij./Ora News/