Historia e dy lesbikeve, favorite për Palmën e Artë në Kanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2013, 20:39
Një histori intime e dashurisë në mes të dy vajzave të reja ka marrë një furi vlerësimesh në Festivalin e Filmit në Kanë.Nën regjinë e regjisorit francez Abdellatif Kechiche, filmi “Blue is the Warmest Color” ka tronditur disa kritikë me skenat e seksit.BBC citon ata të kenë thënë se filmi “përmban skenat më shpërthyese të seksit lesbik, të cilat mbahen në mend”.Filmi është favorit për të fituar Palmën e Artë të dielën.Por, njohës të kësaj fushe kanë spekuluar se ai do të duhet të “redaktohet” për të siguruar shpërndarjen në kinema.