Elhaida në finalen e Voice of Italy
E nisi si uragan dhe kështu po vazhdon…. Elhaida Dani prek finalen e the Voice of Italy. Elhaida, sërish ka arritur që të shfaqë paraqitje mbresëlënëse duke u kualifikuar në finale me 110 pikë kundrejt 90 të Mattia në "The Voice Of Italy".Ajo në natën gjymsëfinale zgjodhi këngën “I Believe I Can Fly”, ku ka arritur që pos ëmbëlsisë së zërit të saj të magjishëm, të reflektojë dhe fuqinë e femrës shqiptare.Trajneri i saj, Cocciante zgjedh t’i japë asaj 60% të votës së tij, 40% Mattias. Publiku voton thuajse njësoj: 50% për Mattian e po aq për Elhaidën. E kaq mjafton për ta çuar 20-vjeçaren nga Shkodra në finalen e 30 majit.“Talent i mrekullueshëm. Elhaida është emocion dhe teknikë” thotë profesori i saj, kantautori i famshëm italian, Riccardo Cocciante.“Krijon një atmosferë shumë të bukur”, thotë Noemi. “Do ta ketë shumë të vështirë të zgjedhë Cocciante”, thotë Carrà, duke lavdëruar kështu të dy të rinjtë e sjellë në gjysmëfinale nga kolegu i jurisë.Elhaida ka arritur të impresionojë jurinë dhe votuesit italianë, duke u kualifikuar kështu në finalen e Voice of Italy, që mbahet të premtën e 31 majit dhe të cilin mund ta shikoni në televizionin Rai 2.Tani nuk na mbetet gje tjetërveçse ti urojmë Elhaida Danit suksese në natën finale të the Voice of Italy