Ribashkohen Friends-at
Ndonëse një ribashkim i gjashtë protagonistëve të famshëm të "Friends" është përjashtuar të ndodhë nga producentët, ndjekësit e serialit patën një surprizë me të vërtetë të veçantë këtë të Mërkurë."Gjysma" e "Friends", Jennifer Aniston, Courteney Cox dhe Matthew Perry u ribashkuan në studiot e "The Ellen Show", për të prezantuar një spot të shkurtër publicitar, në të cilën aktorët rikthehen së bashku.Në skeçin e shkurtër të tre aktorëve, ishte e përfshire edhe Portia De Rossi, e dashura në jetën reale e prezantueses së famshme të spektaklit të lartpërmendur, Ellen de Generis.Kjo e fundit, në faqen e saj në "Twitter", publikoi të mërkurën një imazh nga bashkëpunimi me Aniston, duke ndërtuar së bashku skenarin e programit të saj, në transmetim ditën e nesërme.