Rikthehet me Karrueche Tran

Me siguri do të jetë ndonjë shenjë... e fatit.I kthyer prej pak ditësh përkrah ish-të dashurës Karrueche Tran, duket se Chris Brown e ka "paguar" menjëherë damkën e këtij vendimi të papritur, pas ndarjes së panumërt me Rihannan. Mund të thuhet se ndoshta e ka zënë mallkimi i lëshuar prej këngëtares. Përse? Pikërisht dje, Range Roveri i reperit është përplasur nga një Mercedes.Gjithsesi ka qenë një incident i lehtë, aq sa nuk ka pasur të plagosur dhe nuk është dashur thirrja e policisë. Chris dhe drejtuesja e makinës tjetër janë marrë vesh. Ndërkohë që mediat kanë publikuar një foto ku Karruesch Tran, po fotografonte dëmet e shkaktuara në mjetin e goditur. Ky imazh dëshmon edhe zyrtarisht rikthimin në çfit të Brown  me modelen Tran, e cila ndër të tjera mësohet se në makinë me vete ka pasur edhe një shotgun, që po e mbante në momentin e incidentit.Ndërkohë nuk është hera e parë që Brown bëhet protagonist i një aksidenti. Në shkurt të këtij viti shkatërroi Porchen 911, pasi e përplasi me një mur. Në atë rast ishte edhe Rihanna, e ulur në vendin e pasagjerit, por pa pësuar plagë të mëdha.