Roli i ri i Jennifer Lawrence si mutante

“Mutantja" Jennifer Lawrence, tregoi linjat perfekte të saj në shesh xhirimin e serisë së fundit të filmi fantastiko-shkencor, X-Man; Dayes of Future Past.Aktorja, fituese e cmimit Oscar së fundmi rikthehet në këtë film me dualizmin Raven/Mistique.Një foto e e publikuar në internet nga regjisori, Bryan Singer, tregon Lawrence me uniformën e Mistique dhe në superformë.Lawrence transformohet krejtësisht, e gjitha në një mutante blu, ndërsa ngjyra e syve transformohet e verdhë.Lawrence u bë pjesë e X-Man në vitin 2011, në episodin e radhës të sagës, X-Man First Class.Përkrah saj do të luajnë aktorë me emër, si Hugh Jackman, Halle Berry, Nicholas Hoult, James McAvoy dhe Ellen Page.