"Dua që të jetë trashëgimia ime"
Will Smith sapo ka përfunduar një tur ndërkombëtar promovimi për filmin e tij më të fundit me titull “After Earth”, ku aktori i famshëm ka interpretuar për herë të dytë në një projekt kinematografik së bashku me djalin e tij, 15-vjeçarin Jaden.Në një intervistë për revistën “Haute Living”, 44-vjeçari tregoi këtë eksperiencë: "Jam rritur me biznesin e familjes dhe të gjithë motrat e vëllezërit e mi kanë punuar në biznesin e familjes. Kjo është mënyra ime e vetme për të qenë prind dhe për këtë arsye dua që fëmijët e mi të bëhen si unë, të merren me spektakël."Will Smith kërkon që djali i tij adoleshent të jetë trashëgimia e tij në botën e kinemasë: "Po ndihmoj djalin tim të rritet dhe të mësojë sa më shumë. Dua që të jetë trashëgimia ime."Filmi “After Earth”, tregon historinë e një babai dhe birit të tij, të cilët jetojnë në një planet të egër Tokë, 1000 vite në të ardhmen.Përvec të tjerave thuhet se Kanye West po e inkurajon aktorin dhe këngëtarin Smith ti rikthehet muzikës."Kam qëndruar rrotull me Kanye. Ne shkuam në studio disa herë,prandaj mund të kem një nismë. Por nuk do ta bëj derisa jam të jem vërtet i inspiruar, por më ka nxitur goxha Kanye", ka thënë smithSmith për herë të fundit ka lancuar albumin e tij të titulluar "Lost & Found" në vitin 2005.