Irak, gjykata dënim me vdekje zv/presidentit al-Hashimi

Një gjykatë e Irakut ka dënuar nënpresidentin e arratisur, Tariq al-Hashimi, për përfshirje në një komplot për vrasjen e një zyrtari të lartë të Ministrisë së Brendshme.Al-Hashimi është dënuar me vdekje. Kjo është hera e dytë që gjykata dënon në mungesë nënpresidentin irakian.Al-Hashimi, zyrtari më i lartë sunit në Irak, ka lënë vendin në dhjetor të vitit 2011, për t`u larguar në Turqi.Qeveria shiite e ka akuzuar atë për përfshirje në një numër sulmesh dhe ka lëshuar paralajmërim për arrestimin e tij.Al-Hashimi ka akuzuar kryeministrin Nuri al-Maliki (shiit) për goditje politike ndaj kundërshtarëve të tij sunitë, ndërsa nuk ka komentuar ende vendimin e sotëm të gjykatës.