“Tërmet” tek Flamurtari, shpërbëhet ekipi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2016, 20:14
Pas humbjes ndaj Skënderbeut, Flamurtari është shpërbëre si ekip, pasi janë shkarkuar lojtarët, por edhe i gjithë stafi teknik.Vendimi u mor nga bordi drejtues i këtij ekipi, pas humbjes me Skenderbeun.Trajneri Zekeria Ramadani dhe stafi i tij janë shkarkuar pas përfundimit të takimit që përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të korcarëve.Ndërkohë që Skënderbeu është shpallur kampion i Shqipërisë pas fitores në Vlorë.